Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tribut dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Instituti Norvegjez i Filmit
Kinemaja shqiptare vazhdon të zgjojë interesin e institucioneve ndërkombëtare të filmit. I fundit për këtë vit është Instituti Norvegjez i Filmit (Norsk Filminstitutt – NFI) i cili ka vendosur t’i dedikojë një tribut regjisores shqiptare Xhanfise Keko. Gjatë tre ditëve, në aktivitetin e kuruar nga Jan Langlo, programues i Cinemateket Oslo, do të shfaqen në sallën qëndrore të saj në datat 30 e 31 tetor dhe 2 nëntor 2025 filmat “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë” dhe “Kur xhirohej një film” të regjisores së mirënjohur shqiptare. Në fakt, publiciteti për këtë ngjarje, e para në këtë vend nordik, ka ditë që ka nisur. Në dy nga faqet e katalogut periodik të Cinematekës mbi filmat që priten të shfaqen në Oslo, në shkrimin prezantues...