Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

Arlind Qorri, Ogerta Manastirliu dhe Florjan Binaj TIRANË-Janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë. Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, publikuar nga News24, paraqet prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj. Sipas pyetjes së katërt të sondazhit, “Kryetar i Bashkisë së Tiranës: Orientimi i votimit”, rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatit të pavarur, të mbështetur nga opozita e bashkuar, Florjan Binaj. –Ogerta Manastirliu (Partia Socialiste e Shqipërisë) merr 44,0% të mbështetjes, me një interval mes 42% dhe 46%. –Florjan Binaj (I mbështetur...