Izraeli vret 65 civilë në Gaza, Trump: Armëpushimi mbetet në fuqi

Izraeli vret 65 civilë në Gaza, Trump: Armëpushimi mbetet në fuqi

Të paktën 65 palestinezë, përfshirë gra e fëmijë, u vranë të martën në mbrëmje gjatë sulmeve ajrore izraelite në disa zona të Rripit të Gazës. Sulmet u kryen pasi Izraeli akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit, duke përfshirë një sulm në Rafah që vrau një ushtar izraelit. Hamasi mohoi përfshirjen, duke thënë se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së paqes. Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Katz tha se Hamasi kishte kaluar vijën e kuqe dhe paralajmëroi se do të paguajë shumëfish për sulmin. Dëshmitarët tregojnë se bombardimet goditën shtëpi, shkolla dhe blloqe banimi në qytetin e Gazës, Beit Lahia, Bureij, Nuseirat dhe Khan Younis. Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë persona janë ende nën rrënoja. Shtëpia e Bardhë...