Milani në “stand-by”… Rifillimi është fjala kyçe e Allegrit mes së tashmes, tranzicionit dhe të ardhmes

Milani në “stand-by”… Rifillimi është fjala kyçe e Allegrit mes së tashmes, tranzicionit dhe të ardhmes

29 Tetor 2025 7:56 Alfred Lleshi Barazimi në Bergamo kundër Atalantës la ndjesi të përziera te Milani, por solli një ide qendrore; rifillimin. Jo vetëm si aksion sulmues, por si mentalitet e projekt. Pas dy barazimeve dhe përpara sfidës me Romën, skuadra e Allegrit po kalon një periudhë emergjente, me mungesa të shumta dhe lodhje fizike, por mbetet solide dhe e bashkuar. Nuk është një Milan spektakolar, por i qëndrueshëm, luftarak dhe i vetëdijshëm. Pikërisht kjo forcë kolektive është pika e nisjes, e naltuar nga Allegri si “rifillim”. Në Bergamo u pa mungesa e efikasitetit në kundërsulme. Leao dhe Gimenez patën hapësira, por munguan vertikaliteti dhe saktësia. Allegri e theksoi: duhet më shumë pastërti në zgjedhje dhe teknikë. Sa për kohën e “rifillimit”, trajneri është...