Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
4-2-3-1 dhe risi të tjera; ja si do të luante Juventusi me Spalletti në pankinë
29 Tetor 2025 8:07 Alfred Lleshi Luciano Spalletti shihet si pika e sigurisë për Juventusin në një moment pasigurie. Pas përvojave me Romën, Interin dhe Napolin, me të cilin fitoi titullin dy vite më parë, tekniku nga Certaldo synon të ringjallë sezonin bardhezi dhe të arrijë objektivin minimal; “play off”-et e Champions-it. Spalletti do ta vendoste Juventusin në fushë me një 4-2-3-1, për të shfrytëzuar më mirë cilësitë individuale. Mbrojtja do të kalonte nga tre në katër, me Kalulu në të djathtë, Cambiaso në të majtë dhe Kelly-Gatti në qendër. Në mesfushë do të luanin Thuram dhe Koopmeiners, ndërsa Locatelli duket në balotazh me holandezin, me dëshirën për t’u rilidhur me trajnerin pas mosmarrëveshjeve në kombëtare. Përpara tyre, McKennie nga e majta, Conceiçao nga e...