Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balla nga Milano: Vetëm me Ramën dhe PS mund ta shohim Shqipërinë anëtare të BE
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në hapje të takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi, u bëri thirrje atyre që të votojnë PS. Balla tha se vetëm me kryeministrin Rama dhe me PS mund ta shohim vendin anëtare të BE. “Shikoni se ca më kërkoi njëri prej jush, më dha pasaportën e tij italiane dhe atë shqiptare dhe më tha do votojë Ramën dhe PS sepse dua që pasaportën shqiptare ta kem njësoj me atë italiane. A mund ta imagjinonit para 10 vitesh se do vinte një moment që të marrim pasaportën europiane dhe ta shohim vendin anëtare të BE me votën që do na jepni ju në 11 maj. Nëse bëhemi të gjithë bashkë...