Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Aksident me vdekje në Tepelenë, 25-vjeçari ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Sic njofton policia, një i ri ka ndërruar jetë në spital pasi u aksidentuar në aksin Tepelenë-Bënc. Më poshtë informacioni paraprak i shpërndarë për mediat nga policia. Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. 25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.