Analisti: Zgjedhorja si dietat e mia, e nis çdo vit, por përfundoj duke ngrënë më shumë

Analisti: Zgjedhorja si dietat e mia, e nis çdo vit, por përfundoj duke ngrënë më shumë

Analisti politik, Adri Nurellari, ka komentuar me tone ironike në studion e Quo Vadis procesin e reformës zgjedhore. Ai e krahasoi reformën me dietat, që nisin me synimin për përmirësim, por përfundojnë me rezultat të kundërt. Sipas tij, çdo reformë e deritanishme ka pasur si qëllim ruajtjen me çdo kusht të pushtetit nga partitë kryesore. Nurellari: Kjo reforma zgjedhore më duket si dietat e mia. Domethënë, nis çdo vit, dhe pastaj përfundoj që ha më shumë se para se e nisa. E njëjta gjë mbetet. Nisin këtë gjoja me e ndreq, po e gatuajnë më keq se ç’ka qenë. Në fakt, çdo lloj reforme është një përpjekje për të mbajtur me zor ata që populli s’i do me vota. E ndryshojnë sistemin, ndryshojnë rregullat e...