“E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD reagon pas katër ngjarjeve të rënda: Tregojnë gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi

“E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD reagon pas katër ngjarjeve të rënda: Tregojnë gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi

Partia Demokratike e ka cilësuar sot si një “tjetër të martë të zezë” për Shqipërinë, pas serisë së 4 ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin. Sipas PD-së, ‘tri vrasje me thikë në Durrës, Tiranë dhe Berat, si dhe një i plagosur me tritol në Shkodër, tregojnë për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe për humbjen e kontrollit nga qeveria aktuale’. “Dita e sotme është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’. Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt...