Politico zbulon: Jo vetëm LaCivita, Berisha shfrytëzoi dhe eksperiencën e ish-konsultantit amerikan për zgjedhjet e 11 majit

Politico zbulon: Jo vetëm LaCivita, Berisha shfrytëzoi dhe eksperiencën e ish-konsultantit amerikan për zgjedhjet e 11 majit

Ish-konsultanti politik amerikan Paul Manafort bëri një rikthim publik në prill, duke marrë pjesë në një event politik në Brescia, vetëm pesë vjet pas faljes së dhënë nga Presidenti Donald Trump për akuzat e tij mbi krime financiare, lobim të paligjshëm dhe pengim të dëshmitarëve. Në qytetin industrial pranë Milanos, Manafort u shfaq me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili kërkonte një rikthim në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u paraqit si viktimë e një përndjekjeje politike nga rivale të brendshme dhe globalistë, ndërsa Mesazhet e tij u ndihmuan të formësoheshin nga Manafort dhe ekipi i tij, duke e lidhur fushatën shqiptare me stilin e populizmit të Trump në SHBA, sipas asaj që shkruan “Politico”. Eventi u zhvillua përpara shqiptarëve të diasporës,...