31 tetori afati i fundit/ Ujësjellësi paralajmëron lavazhet: Shkëpusni ujin…
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur një aksion kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin. Sipas Agjencisë, Kodi i Furnizimit me Ujë nuk lejon përdorimin e ujit të pijshëm të rrjetit publik për aktivitetin e lavazheve. Subjektet që aktualisht furnizohen nga rrjeti publik kanë afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë dhe për të siguruar një burim tjetër të ligjshëm uji. Pas përfundimit të afatit, kontrollet në terren pritet të intensifikohen dhe subjektet që nuk do të kenë respektuar kërkesat ligjore do të përballen me masat administrative të parashikuara nga ligji. Agjencia paralajmëron gjithashtu se ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit përbëjnë vepër penale. Aksioni është shtrirë në të gjitha bashkitë e vendit,...
Burimi:
ntv.al