31 të pandehurit e dosjes Balluku dhe akuzat
Në dosjen e Belinda Ballukut janë 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private. Sipas Report Tv, SPAK akuzon Arbër Abazin për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe. Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe kompani të lidhura me ta. Ndërsa Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën në White Rocks, në Dhërmi. Të pandehurit e tjerë janë kryesisht ish-vartës dhe bashkëpunëtorë të Ballukut. Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në tendera, ndërsa mbi 10 persona akuzohen për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogorasë, mes tyre edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola...
Burimi:
kohajone.com