Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dumani në Gjirokastër: Sfida më e madhe e karrierës sime ngelet drejtimi i SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit ka zbritur këtë të martë në Gjirokastër, për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së një projekti të Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij kreu i SPAK, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti, u ndal te rrugëtimi i tij profesional dhe pasioni për drejtësinë. “Jam futur në vitin e 26 të karrierës sime si prokuror dhe e dua punën që bëj. Pavarësisht posteve që kam mbajtur, që nga oficeri i policisë gjyqësore, prokuror në nivele të ndryshme, deri te drejtues i SPAK, unë gjithmonë e shoh veten si prokuror. Kjo është ajo që jam dhe ajo që dua të jem,” tha ai. Ndër të tjera, ai nuk nguroi që të pranonte se drejtimi...