E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes së sotme, 63-vjeçarin Kristo Mema alias Kastriot Hoxha. Burime bëjnë me dije se ai është gjetur i fshehur tek “Shpella e Memecit, pranë kishës, përballë Urës së Goricës. 63-vjeçarit i është gjetur në xhep edhe thika me të cilën dyshohet se pasditen e kësaj të marte vrau 42-vjeçarin Keli Hoxha në lagjen “Kala”. Mësohet se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Burime bëjnë me dije se Keli Hoxha kishte parë një kalë të lidhur në një shtyllë dhe i kishte bërë një foto vajzës së tij të vogël. Në ato momente aty ka shkuar Kristo Mema dhe i ka kërkuar llogari 42-vjeçarit, si edhe para...