“Shqipëria në një moment vendimtar”/ Gonzato: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet një objektiv kombëtar

“Shqipëria në një moment vendimtar”/ Gonzato: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet një objektiv kombëtar

Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Gonzato e vlerësoi si një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit, duke theksuar se qeveria shqiptare ka një agjendë tejet ambicioze për integrimin në Bashkimin Europian. “Takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pas zgjedhjeve të majit, vendi ka një parlament të ri dhe një qeveri të re, e cila i ka vendosur vetes një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit në BE,” tha Gonzato. Kreu i BE-së theksoi se kjo ambicie është e përbashkët për të dyja palët dhe anëtarësimi në BE mbetet një objektiv kombëtar që...