“42-vjeçari u vra në qendrën e UNESCO-s”, deputeti i PD: Autori ka bërë vrasje para 30 vitesh, Kalaja e Beratit s’ka nevojë për kalë…

“42-vjeçari u vra në qendrën e UNESCO-s”, deputeti i PD: Autori ka bërë vrasje para 30 vitesh, Kalaja e Beratit s’ka nevojë për kalë…

Autori i vrasjes së turistit në kalanë e Beratit ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë për vrasje. Lajmin e dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, deputeti demokrat i këtij qarku Zija Ismaili, sipas të cilit, 63-vjeçari Kristo Mema, ka kryer vrasje para 30 vitesh në qytetin e Beratit. “Si mund të shkojë një turist në një qyet që ka një pasaportë të UNESCO-s ku kryetari i bashkisë e la përgjysmë projektin e këtij qyteti dhe të lejosh që një person me një kalë me një të kaluar tërësisht kriminale, t’u shërbejë turistëve nga e gjithë bota dhe turistëve nga Shqipëria dhe në fund jemi në këtë përfundim kaq tragjik. Një person me precedent penal të mëparshëm i cili...