Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrau me thikë turistin për një foto në kalë, arrestohet autori i vrasjes në Berat
Kristo Mema alias Kastriot Hoxha BERAT- Kristo Mema, i njohur gjithashtu si Kostandin Hoxha 63-vjeç, i cili vrau turistin Keli Hoxha në lagjen 'Kala', në Berat, është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, me të cilin ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Mësohet se Hoxha kishte kërkuar t'i bënte foto vajzës së tij të vogël me kalin e Kristo Memës, por ky i fundit ka kërkuar lekët ndërsa Hoxha nuk ka pranuar. Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur turistin në sy të familjarëve...