Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar të martën një nen të një udhëzimi administrativ, i cili u kërkonte veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paraqisnin dëshmi se nuk ishin në marrëdhënie pune për të përfituar nga pensioni. Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2025 i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) kishte vendosur si kusht që veteranët, për të përfituar kompensim financiar, duhet të dëshmonin me dokument nga Administrata Tatimore e Kosovës se nuk janë të punësuar. Gjykata Supreme ka vendosur se ky kusht është i paligjshëm, sepse ligji në fuqi, neni 16A, paragrafi 5, nuk ua ndalon veteranëve që janë të punësuar në sektorin privat të përfitojnë nga pensioni. Sipas ligjit, vetëm ata që janë të punësuar në institucione publike ose ndërmarrje publike, pra që paguhen...