“E martë e zezë” për Shqipërinë, PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje…

“E martë e zezë” për Shqipërinë, PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje…

Partia Demokratike ka reaguar pas serisë së ngjarjeve të rënda që tronditën vendin këtë të martë, më 28 tetor 2025, duke e cilësuar ditën si një “të martë të zezë” për Shqipërinë.  Në harkun kohor të vetëm pak orëve, tre persona mbetën të vrarë me thikë në Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa në Shkodër një tjetër u plagos nga shpërthimi i një sasie tritoli. Në një deklaratë zyrtare për mediat, PD akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama për humbjen e kontrollit mbi rendin publik dhe për krijimin e një klime të frikës dhe pasigurisë në çdo cep të vendit.  “Dita e sotme është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në...