Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Gjurmë gjaku kudo”/ Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Ilaris
                            Zbardhen detaje të reja tronditëse nga hetimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali, e cila u vra brutalisht nga Mark Antony Samson. Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç ka deklaruar i dyshuari në rrëfimin e tij. Viktima është goditur me thikë në zonën e qafës, duke shkaktuar një rrjedhje të madhe gjaku që ka përfunduar në muret e korridorit, dysheme dhe objekte të tjera të banesës. Ekspertët kanë përdorur luminol për të zbuluar gjurmët e fshira të gjakut në pllakën e dushit, në lavamanët e banjës dhe kuzhinës. Gjurmë të tjera janë gjetur edhe në dorezat dhe shkopinjtë e furçave të pastrimit, si dhe në një kuti kartoni të fshehur...