Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Pasqyrohet rënia e shtetit”/ Tre vrasje brenda pak orësh, reagon deputeti: Qeveria e paaftë të parandalojë krimin
Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo ka reaguar për ngjarjet e sotme kriminale në Tiranë dhe në Berat. Bozdo e vë gishtin te qeveria dhe deklaron se kjo është pasqyrë e rënies së shtetit. Eno Bozdo: “Shqipëria është tronditur nga tre vrasje brenda pak ditësh, njëra prej tyre në qytetin e Beratit. Kjo nuk është më një seri rastësish tragjike është pasqyrë e një shteti që ka rënë, e një pushteti që ka humbur kontrollin mbi jetën e përditshme të qytetarëve. Qeveria aktuale është e paaftë të parandalojë krimin, e paaftë të garantojë rendin publik dhe e paaftë të mbrojë qytetarin. Në çdo cep të vendit, dhuna, pasiguria dhe frika janë bërë përditshmëri!Shqiptarët nuk mund të jetojnë më në një vend ku jeta e tyre...