“Më akuzonin se lyeja ndërtesat”, Rama në Riad kujton kohën si kryebashkiak: Tani jemi te inercia e mërzitshme

“Më akuzonin se lyeja ndërtesat”, Rama në Riad kujton kohën si kryebashkiak: Tani jemi te inercia e mërzitshme

edi rama ARABI SAUDITE: Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, në Riad të Arabisë Saudite. Në Forumin për Teknologjinë Inovacionin dhe Investimet, kryeministri Rama u shpreh se Mbretëria Saudite është një model, që ka kaluar nga përmbysja e shkretëtirës në ndërtimin e një arkitekture madhështore. Duke marrë si shembull vendet e Arabisë, Rama i krahason me perëndimin ku shprehet se 'e ka mbytur' inercia e mërzitshme. Më tej, Rama kujtoi kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Ai ndau një ekperiencë personale nga kjo kohë, kur u ndesh me një sërë akuzash.  “Fillova të lyej me bojë ndërtesat e qytetit dhe njerëzit më thonin se ishte fasadë. Megjithatë imagjinojeni një mëngjes që njerëzit dalin nga shtëpia pa u kujdesur për mënyrën se si duken. Unë kam bindje...