Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nusja vret veten në…/ Familja e burrit e kritikoi se fustani i nusërisë ishte ‘provokues’
Një nuse vrau veten pasi familja e burrit të saj e kritikoi fustanin e saj të nusërisë si ‘shumë zbulues’ dhe ‘provokues’. Lyaman Mammadli, 19 vjeç, u akuzua se dukej ‘lakuriq’ në ditën e saj të madhe sepse supet e saj ishin lënë të zbuluara, transmeton Telegrafi. Babai i saj, Murad Bayramov, tha se ajo ishte shqetësuar nga kritikat dhe menjëherë pas kësaj i mori jetën vetes në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj në Mingachevir, Azerbajxhan. “Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë. Vajza ime nuk mundi ta duronte dhe i mori jetën vetes”, tha ai. Edhe pse feja e Mammadli-t nuk është raportuar, Azerbajxhani është një komb me shumicë myslimane. Babai i saj...