“Bashkëpunoni për integrimin”, Gonzato: Plani i qeverisë për anëtarësimin është ambicioz

“Bashkëpunoni për integrimin”, Gonzato: Plani i qeverisë për anëtarësimin është ambicioz

Në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–BE, ambasadori i unionit në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi se puna për anëtarësimin duhet të jetë gjithëpërfshirëse. “Integrimi nuk është thjesht një punë formale, Shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e reformave në mënyrë të qëndrueshme. Në të gjitha këto, Kuvendi ka një rol thelbësor për të garantuar cilësinë e procesit. Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me numra, por dhe me përfshirje. Një qasje gjithëpërfshirëse që luajnë rol të gjitha forcat politike, shoqëria civile dhe vetë qytetarët”, tha Gonzato gjatë fjalës së tij. Ai shtoi se plani i qeverisë për anëtarësimin është ambicioz dhe shkon paralel me dëshirën e madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së. /vizionplus.tv