Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Berisha bashkëpunon me Ramën për të shpëtuar interesat e veta”, Balliu parashikon rezultatet e 9 nëntorit: 5:0 për..
Hapat pas të Sali Berishës për të bashkëpunuar me kryeministrin Rama për arritjen e një reforme zgjedhore dhe asaj territoriale, por gjithashtu dhe një ulje e mundshme në tryezë për të bërë ndryshime në Kushtetutën e vendit, kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Sot e ftuar në një emision televiziv, ishte juristja Alesia Balliu, e cila gjithashtu komentoi dhe përballjen e kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe Sali Berishës në Kuvend, por dhe sulmet që ky i fundit së bashku me anëtarët e partisë hodhën drejt tij. “E turpshme që Berisha e sulmoi Dumanin kur ky la sallën e parlamentit. Berisha është mësuar të godasë në pabesi pasi ka qenë aftësia më e madhe duke sulmuar të gjithë kundërshtarët politikë në pabesi dhe duke...