Prishet armëpushimi në Gaza, Netanyahu: Të nisin goditjet e menjëhershme dhe të fuqishme

Prishet armëpushimi në Gaza, Netanyahu: Të nisin goditjet e menjëhershme dhe të fuqishme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar forcat izraelite të ndërmarrin “goditje të menjëhershme dhe të fuqishme” ndaj Rripit të Gazës, pas një mbledhjeje urgjente të sigurisë.Sipas njoftimit të zyrës së tij, vendimi vjen si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi Hamas. Operacionet pritet të nisin menjëherë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar. Times of Israel raportoi se Hamasi ka dorëzuar arkivolin e një pengu izraelit, i gjashtëmbëdhjeti nga 28 të kërkuar nga Tel Avivi. Megjithatë, burime zyrtare konfirmojnë se trupi i këtij pengu ishte kthyer tashmë më herët në Izrael, çka ka shkaktuar konfuzion mbi qëllimin e këtij veprimi simbolik nga ana e Hamasit. Kjo ka revoltuar qeverinë izraelite Ndërkohë më herët gjatë ditës, ka patur shkëmbime zjarri ku militantët e...