Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
EMRI- Para pak muajsh vrau gruan në gjendje të dehur, turisti amerikan var veten në paraburgimin e Shkodrës
Brendon Saporito 57-vjeç është gjetur i varur në qelinë e paraburgimit në Shkodër. Në një reagim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë. Brendon Saporito ishte dënuar nga gjykata, pasi ne 2 maj të këtij viti ai vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Gjyhadol të Shkodrës. Në atë kohë para hetuesve, Saporito u shfaq i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e kishte kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin. Njoftimi i...