11 vite nga vdekja e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

11 vite nga vdekja e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar, lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh. Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite, duke mos pasur mundësi të ushtrojë profesionin. Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi...