Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Detaje të reja nga vrasja në Berat/ Sherri nisi për një xhiro me kalë dhe përfundoi me një të vdekur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Beratit, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me vrasjen e një 42-vjeçari në lagjen Kala. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur një debat verbal mes dy personave u përshkallëzua në dhunë fizike. Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në zonën e kalasë. Gjatë debatit, 63-vjeçari Kristo Mema dyshohet se ka goditur disa herë me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, banues në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt spitalit, Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia. Forcat e rendit dhe grupi hetimor ndodhen në terren për...