Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Diçka po gatuhet”, Lapaj paralajmëron bashkëpunimin Berisha-Rama: Rrezikojmë të na përsëritet peshqeshi i vitit 2008
Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një skenar të ngjashëm të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, si një dakordësi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Përmes një video reagimi, nga fshati Klos në Cërrik, Lapaj shpreh qartazi qëndrimin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, për system proporcional kombëtar me lista të hapura. Ai shton gjithashtu se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 i kanë sjellë Shqipërisë shumë problem gjatë kësaj kohe. “Hera e fundit kur Sali Berisha u dakordësua me Edi Ramën për ndryshime kushtetuese ka qenë në vitin 2008. Ndryshimet kushtetuese të atij viti i shkaktuan Shqipërisë për kaq shumë vite kaq shumë probleme. Ky peshqesh rrezikon të na përsëritet. Sot, teksa morëm këtë lajm, këtu në fshatin Klos, ku po bëjmë...