Mblidhet Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri/ Gonzato: Qeveria shqiptare, me axhendë ambicioze për integrimin

Mblidhet Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri/ Gonzato: Qeveria shqiptare, me axhendë ambicioze për integrimin

Po mbahet sot takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.  Takimi u bashkëkryesua nga kreu i grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe  Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.  Balla, në hapje të takimit deklaroi se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugës drejt anëtarësimit në BE.  “Tre vite pas hapjes zyrtare të negociatave, Shqipëria ndodhet në fazën më të avancuar të procesit të saj integrues. Në më pak se një vit, vendi ynë ka hapur pesë nga gjashtë grup-kapitujt e negociatave, përfshirë shtetin e së drejtës, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë, agjendën e gjelbër dhe politikat e jashtme. Ky është një ritëm që rrallëherë është regjistruar në historinë e zgjerimit të BE-së dhe është dëshmi e qartë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur...