Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh vitet e fundit

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh vitet e fundit

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder tha Shqipëria ka pësuar shumë zhvillime vitet e fundit.  Ai tha se në Tiranë është përmirësuar cilësia e standardit të jetesës.  “E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe shoh zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Mendoj se është e rëndësishme kur flasim për procese që do të na lidhin në ardhmen dhe të vlerësojmë procesin që kemi bërë deri më tani. Po të shkojmë në Tiranë, do të shohim përmirësimin e standardit të jetesës dhe sesa shumë është zhvilluar vendi vetëm në disa vite. Por ne duhet të shohim që procesi i zgjerimit, nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, por ka të bëjë me të gjithë vendin dhe zhvillimet që kanë...