Rama nga Riadi: Evropa po armatoset çdo ditë, të mendojë më shumë për paqe

Rama nga Riadi: Evropa po armatoset çdo ditë, të mendojë më shumë për paqe

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar vendet europiane për mënyrën se si reagojnë ndaj presionit dhe konflikteve. Nga Riadi, teksa po merr pjesë në Forumin “Future Investment Initiative”, kreu i qeverisë kërkoi që perëndimi të ndryshojë qasje dhe të mendojë më shumë për paqen. “Një europë që nuk ka planin e saj të paqes, që për vite e vuri veten në autopilotin e amerikës e kur gjërat atje ndryshuan nisi të rizbulonte fjalën armëpushim që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve dhe ka ngecur në një pozicion që mendon vetëm tek armatimet. Kjo është shqetësuese. Nuk më takon mua ti bëj leksion askujt, duhet ta bëjnë të tjerët por si një europian i palëkundur ndihem i shqetësuar nga fakti që fjala municione bërthamore është kthyer...