Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tri vrasje me thikë brenda 2 orësh, në Berat 63-vjeçari godet për vdekjen turistin, u zunë për kalin në kala
Një tjetër vrasje është shënuar ditën e sotme në vend, duke e çuar në tre numrin e krimeve me pasojë 3 viktima. Vrasja e fundit u regjistrua pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë një 42-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasi Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, me banim në Tiranë, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Burimet nga grupi hetimor bëri me dite për gazetaren e Syri.Tv se viktimi ndodhej në Berat si turist dhe ishte duke vizituar kalanë. Burime konfidenciale konfirmojnë se viktima dhe autori janë zënë për kalin, me të cilin...