Vrasja në Kalanë e Beratit/ 63-vjeçari me precedentë penalë goditi për vdekje 42-vjeçarin pas sherrit për kalin (EMRAT)

Vrasja në Kalanë e Beratit/ 63-vjeçari me precedentë penalë goditi për vdekje 42-vjeçarin pas sherrit për kalin (EMRAT)

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.  Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema, alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.  Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.  Autori, i cili ka precedentë penalë...