“Ndjehem i shqetësuar”, Rama ‘kritikon’ Europën: Flitet vetëm për armatime, jo për një plan paqeje

“Ndjehem i shqetësuar”, Rama ‘kritikon’ Europën: Flitet vetëm për armatime, jo për një plan paqeje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, në Arabinë Saudite. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ‘kritikoi’ Europën, duke thënë që ndihet i shqetësuar që flitet vetëm për armatime dhe jo për një plan paqeje. “Unë mendoj se ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për t’u riarmatosur, për të folur dhe për të punuar gjithmonë e më tepër për më shumë armë. Ndërkohë që nuk ka një plan paqeje, që do të mund ta shihje, ta lexoje dhe të mund të mendoje mbi të. Një Europë që nuk ka planin e saj të paqes, një Europë e cila për vite me radhë e vuri veten në autopilotin e SHBA-ve dhe pastaj...