Beteja me kancerin/ “Duaje jetën dhe mendo pozitivisht”, motoja e 42-vjeçares nga Korça

Beteja me kancerin/ “Duaje jetën dhe mendo pozitivisht”, motoja e 42-vjeçares nga Korça

E buzëqeshur dhe e mbushur me shpresë, Valmira Ruka prej më shumë se një viti po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit. 42-vjeçarja nga Korça, në profesion ekonomiste, është nënë e dy fëmijëve, dhe dashuria e pazëvëndësueshme e tyre është kthyer në forcë për të luftuar përballë kësaj beteje. “Kam një vit e gjysmë që po përballem me këtë betejë, jam e diagnostikuar me kancer të gjirit, vazhdoj me terapi dhe kimio. Unë jam nënë e dy fëmijëve të rritur. Kam një vajzë edhe një djalë”, tha ajo. Valmira më parë gëzonte shëndet të plotë, dhe spitalet ishin të panjohura për të, ndaj përballja me kancerin pas të dyzetave ishte si një rrufe në qiell të hapur. “Gjëja e parë kur mora...