Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak momente më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në kryeqytet. 
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy punonjësve të të njëjtit lokal. 
Sakaq, janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe arsyet e konfliktit mes tyre.