Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Uragani “Melisa” shkakton viktima, stuhia e fortë godet Xhamakjën, pritet të zhvendoset drejt Kubës
Disa persona kanë mbetur të vdekur në Xhamajka, ndërsa vendi përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit. Stuhia Melisa po lëviz ngadalë nëpër Karaibe, teksa tashmë ka lënë të vrarë edhe tre persona në Haiti dhe një në Republikën Dominikane. Shirat e mëdha, të kombinuara me erëra intensive që pritet të arrijnë deri në 282 km/orë, mund të shkaktojnë shkatërrime katastrofike sikurse uraganet më të mëdhenj, përfshirë Marian më 2017 apo Katrinan më 2005, që shkaktuan pasoja të mëdha në Puerto Riko dhe në qytetin amerikan të Nju Orllinsit. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po shkaktojnë stuhi masive që janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në këtë rajon. Ministri i qeverisë lokale në Xhamajkë, Desmond McKenzie deklaroi...