Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK
Gjykata Kushtetuese i ka thënë A2 CNN se i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të marrë masa për të shoqëruar Erion Veliaj në seancën plenare publike që do të mbahet këtë të premte, pas kërkesës së këtij të fundit për të qenë i pranishëm. Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në kryeqytet. Vendimi u mor pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë. Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave...