Britania e Madhe i shet 20 avionë luftarakë Turqisë, Starmer: Fitore për sigurinë e NATO-s

Britania e Madhe i shet 20 avionë luftarakë Turqisë, Starmer: Fitore për sigurinë e NATO-s

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes ku Turqia ka blerë 20 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon. Ai e ka cilësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje si “një fitore për sigurinë e NATO-s”. “Kjo marrëveshje historike me Turqinë është një fitore për britanikët, një fitore për industrinë tonë të mbrojtjes dhe një fitore për sigurinë e NATO-s”, tha Starmer, sipas deklaratës së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tij, marrëveshja do të thellojë dhe forcojë sigurinë e NATO-s, duke rritur gjithashtu bashkëpunimin dypalësh në industrinë e mbrojtjes. “Në të dy skajet e Evropës, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia janë jetësore për t’u përballur me sfidat e kohës sonë, dhe kjo do t’u lejojë forcave tona të armatosura të punojnë edhe...