Orbán takim urgjent me Trump: Nafta ruse është jetike për Hungarinë

Orbán takim urgjent me Trump: Nafta ruse është jetike për Hungarinë

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka njoftuar se javën e ardhshme do të udhëtojë në Washington për t’u takuar personalisht me Donald Trump, me qëllim diskutimin e sanksioneve amerikane ndaj gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, masa që, sipas tij, mund të kenë pasoja serioze për ekonominë hungareze. “Ne po mendojmë se si të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm për ekonominë e vendit tim, sepse Hungaria varet fort nga nafta dhe gazi rus”, deklaroi Orbán për gazetën La Repubblica. “Pa to, çmimet e energjisë do të rriten shumë dhe vendi do të përballet me mungesa të furnizimeve” shtoi ai. Orbán e akuzoi Presidentin amerikan për “tejkalim të masave ndëshkuese” ndaj Rusisë. “Po, nga këndvështrimi i Hungarisë, Trump ka shkuar shumë larg”, tha kryeministri. Ndërkohë, ministri i Jashtëm hungarez,...