Reshjet përmirësojnë situatën hidrike, rrënojat e Kukësit të Vjetër mbulohen sërish nga uji

Reshjet përmirësojnë situatën hidrike, rrënojat e Kukësit të Vjetër mbulohen sërish nga uji

Situata hidrike në liqenin e Fierzës duket se ka marrë një kthesë tjetër, duke u përmirësuar ndjeshëm. Reshjet e shiut që ranë gjatë 24 orëve të fundit shtuan prurjet në lumenjtë kryesorë që furnizojnë liqenin, Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi të cilët, bashkë me prurjet anësore, i kaluan 750 metra kub ujë në sekondë, ndërsa kuota u rrit me të paktën 6 metra, duke shënuar 266.1 metra mbi nivelin e detit. Rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit u zhytën sërish nën ujë. Hidrocentrali i Fierzës nuk është vënë në punë në asnjërin prej agregateve, kjo për të mundësuar akumulimin e rezervës ujore. Prurjet mund të shënojnë një rritje akoma më të madhe gjatë ditës së sotme e të nesërme, duke shtuar edhe më...