Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm. Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla. Sali Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të...