Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Përndjekje politike ndaj Veliajt”, dy zyrat e huaja ligjore: Paraburgimi pretekst për ta larguar nga detyra
Dy zyrat ndërkombëtare të avokatisë, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kanë publikuar raportin e dytë të përditësuar mbi çështjen ndaj tij nga SPAK. Mbajtja në paraburgim e Veliajt cilësohet si përndjekje politike ndërsa theksohet se ndaj tij po përdoren motive të “dukshme dhe të papërshtatshme politike”. Sipas raportit, Veliaj mbahet në qeli pavarësisht se nuk paraqet rrezik arratisjeje apo pengim të hetimeve të SPAK.Lexo edhe :Related Posts Avokatët e huaj argumentojnë se paraburgimi është kthyer në pretekst për ta larguar në mënyrë antikushtetuese nga detyra. Ndërsa vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij përben shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës. Në raport vihet në pikëpyetje resepktimi i procesit të rregullt ligjor në shqipëri./vizionplus.tv