“A është Soros në grupin e punës?” Projektligji për barazinë gjinore, opozita kundër: Do ketë pasoja fatale për familjen

“A është Soros në grupin e punës?” Projektligji për barazinë gjinore, opozita kundër: Do ketë pasoja fatale për familjen

Ministria e Shëndetësisë prezantoi këtë të martë projektligjin “për barazinë gjinore” në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Relatori i opozitës, Zija Ismaili, u shpreh kategorikisht kundër kalimit të ligjit dhe kërkoi që nenet e tij t’i nënshtrohen një referendumi kombëtar. “Ka një shqetësim shumë të madh nga komunitetet fetare dhe shoqata të ndryshme për këtë projektligj. Prek shumë elementë të shoqërisë dhe të jetës shqiptare. Nëse miratohet pasojat do të jenë fatale. Ndryshimet janë drastike, me pasoja të parikuperueshme mbi familjen. Anulimi i koncepteve natyrore të nënës dhe babait zëvendësohen nga terma si “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve. Debati mbi gjinitë e shumëfishta ka çuar në polarizim mes njerëzve dhe rrit tensionet shoqërore. Pasojat e këtij ligji...