Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për media ka komentuar seancën e djeshme plenare dhe raportimin në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumanit. Teksa e konsideroi seancën e djeshme si një tragjikomedi, Berisha deklaroi se Dumani u frikësua nga opozita dhe pyetjet që kjo e fundit kishte përpiluar kundrejt tij. Berisha theksoi se mospranimi i pyetjeve direkte nga deputetët e opozitës, përbën një akt të pashembullt. “Regjistrohet në analet e Parlamentit, si dita e kapitullimit pa kushte të pseudo mazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini. Ju dje në një teatër tragjikomikë patë sesi pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, kushtetutën, vetëm në diktatin e Dumanit i cili refuzonte të...