Sundimi i ligjit, Shqipëria përmirëson pozicionin, por mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria përmirëson pozicionin, por mbetet ndër të fundit në Ballkan

Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në vendin e 87 nga 143 vende, duke u ngjitur me dy pozicione krahasuar me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 89.Megjithatë, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Serbinë (vendi 96). Në rajon, Mali i Zi performon më mirë, duke u renditur në vendin e 55, pasuar nga Kosova (vendi 59) dhe Maqedonia e Veriut (vendi 64).Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve kryesorë, që matin funksionimin e institucioneve, respektimin e të drejtave dhe forcën e shtetit ligjor në praktikë.Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë – vendi 105 (nga 106 në vitin 2024): Ky faktor mat në çfarë mase pushteti ekzekutiv — pra qeveria...