Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
SPAK pranoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për IPARD
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një shkresë ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural). Shkresa mban firmën e 45 deputetëve nga opozita. DOKUMENTI Kërkesa vjen pasi kreu i SPAK, Altin Dumani një ditë më parë (27 tetor) gjatë raportimit në Kuvend, deklaroi se është regjistruar një procedim penal për fondet IPARD dhe po bashkëpunohet me OLAF. Dumani deklaroi para Kuvendit se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor. Kreu i SPAK pa përmendur emra, u shpreh se po hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme. Programi i IPARD II...