Kryemadhi memo drejtuesit të SPAK: Morët parasysh pretendimet e kallëzuesve, pa verifikuar faktet

Kryemadhi memo drejtuesit të SPAK: Morët parasysh pretendimet e kallëzuesve, pa verifikuar faktet

Monika Kryemadhi i është drejtuar zyrtarisht drejtuesve të SPAK me një kërkesë-memorie, e cila daton më 14 gusht 2025, ku kërkon zhvillimin e disa veprimeve hetimore shtesë në lidhje me dosjen penale në ngarkim të saj. Në dokumentin e firmosur nga ajo dhe avokati Redi Llanaj, Kryemadhi i kërkon prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi që hetimi të jetë “i plotë, objektiv dhe i paanshëm”. Në memo, Kryemadhi nënvizon se procedimi penal ndaj saj është ngritur mbi kallëzimet e Halit Valterit dhe Idajet Beqirit, ndërsa pretendimet e SPAK lidhen me “mosdeklarim pasurie” dhe “pastrim parash përmes kontratave të lobimit të vitit 2017”. Ajo shkruan se “Prokuroria e Posaçme ka marrë të mirëqena pretendimet e kallëzuesve, pa verifikuar faktet konkrete mbi pagesat dhe origjinën...